Mëzez, Kashar Tiranë Albania

logo

Tel :

+355 44 504 755

07:30 - 19:00

E Henë - E Premte

logo

Tel :

+355 44 504 755

Email :

info@shkollaylber.edu.al

07:30 - 19:00

E Henë - E Premte

Rreth Nesh

Shkolla Ylber

Në 1994, Motrat e Urdhërit së Shoqërisë së Zonjës Mari erdhën në Shqipëri për t’iu përgjigjur emergjencës humanitare të ketyre viteve. Në 1996, filluan me organizimin e Kopshtit dhe të Qendrës Ditore YLBER si përgjigje konkrete të nevojave të kombit, me bindje që edukimi ishte rrugë kryesore drejt zhvillimit dhe vegël e çmueshme për integrimin shoqëror.

Sot, Kopshti dhe Shkolla “Ylber”, janë një vend i bukur zhvillimi personal dhe kulturor, një vend rritjeje për të gjithë pjesëmarrësit në procesin edukativ: nxënësit, stafin i mësuesve, familjet, punonjësit ndihmës dhe stafin drejtues, bashkuar rreth vlerave njerëzore themelore për të ndërtuar SHQIPËRINË.

Projekti Edukativ i Shoqërisë së Zonjës Mari, është një projekt me rrënjë të thella dhe degë të gjata. 400 vjet histori dhe prani në 27 vende të botës, tregojnë shumë për veprimtarinë e Shoqërisë së Zonjës Mari, të themeluar nga shenjtja Xhovana de Lestonnac, e cila, nga përvoja personale, në një familje të turbulluar nga ndarjet fetare, mësoi rëndësinë e edukimit.

Misioni Ynë

Emri i kësaj shkolle, YLBER, vjen pikërisht nga angazhimi i motrave për të pranuar brenda shtëpisë së tyre, të gjithë fëmjiët ose të rinjtë, pavarësisht nga gjendja ekonomike, përkatësia etnike, shoqërore ose fetare, si një ylber, ku ngjyra të ndryshme, të gjitha sëbashku, formojnë ngjyrën e bardhë, ngjyrën e dritës.

Vizioni Ynë

Ne besojmë se edukimi mund t’u japë fëmijëve mundësi për të pranuar ndryshueshmëritë dhe të rriten në respekt dhe në harmoni me të gjithë. Ne menduam të ndërtojmë një projekt të tillë me ndihmën e shqiptarëve, mësuesve dhe prindërve që e kanë mirëpritur, mbështetur, mbrojtur dhe e kanë bërë realitet me angazhimin e tyre këtë ëndërr të përbashkët.